Albspirit

Media/News/Publishing

Votohet Vettingu dhe rritja e dënimeve për blerjen e votës

Kuvendi ka miratuar te gjitha pikat e marreveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te PD-se, Lulzim Basha per futjen e opozites ne zgjedhje.

Keshtu me 123 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal dhe me 118 vota pro ndryshimet ne Kodin Zgjedhor te cilat rrisin dukshem denimet per shit blerjen e votes.

Ne te njejten kohe me 118 vota pro u miratuan ndryshimet ne ligjin e mediave audiovizive.

Ne perputhje me marreveshjen, u miratua edhe perberja e kater komisioneve te Vettingut.

Nga dita e sotme kryetar i KQZ-se do te jete Klement Zguri, i cili u zgjodh ne kete post me 117 vota pro, 2 kunder dhe 7 abstenim.

Ndersa Denar Biba u zgjodh anetar i KQZ-se me 113 vota pro 4 kunder dhe 4 abstenim.

Ne fund u votua edhe Erinda Ballanca si Avokate e Popullit me 112 vota pro, 4 kunder dhe 10 abstenim.

Please follow and like us: