Albspirit

Media/News/Publishing

Zonja e Malsisë, që njohu dhe vlerësoi shqiptarët

Një nga figurat e shumta që studio dhe njohu mirë psikologjinë dhe jetën e  shqipëtarëve, ishte dhe  Mary Edith Durham (1863-1944).

Ajo ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës.

Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi.

Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe.

Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.edit1

Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve.

Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, për krijimin  e  një Jugosllavie  të madhe,që do të përfundonte në një  “Serbi të Madhe”.

Në kujtim të saj,ka një monument të gdhendur në gur,të vendosur në një shpat mali në rrugën që të çon për në Theth e Shalë.

Banorët e kësaj zone, e nderojnë dhe e respektojnë kujtimin dhe veprën e saj.

Në këto anë  e thërrasin dhe Krajlica e Malësisë.

Please follow and like us: