Albspirit

Media/News/Publishing

Betohen gjashtë ministrat e rinj, Rama mungon në ceremoni

Pas votimit në seancën e Kuvendit dje pasdite, gjashtë ministrat e rinj janë betuar tek Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ajo që na sy ishte mungesa e kryeministrit Rama i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Gjashtë ministrat e rinj u propozuan nga PD pas marrëveshjes Rama-Basha për t’i dhënë fund krizës politike në vend, duke bërë që opozita të futet në zgjedhje. Ministrat e rinj që u betuan janë:

  1. Ledina Mandia në postin e Zv/kryeministrit
  2. Dritan Demiraj në postin e ministrit të Brendshëm
  3. Helga Vukaj, Ministër i Financave
  4. Gazmend Bardhi, Ministër Drejtësie
  5. Mirela Karabino, Ministër i Arsimit dhe Sportit
  6. Arben Beqiri, Ministër i Shëndetësisë
  7. Xhuljeta Kërtusha, Ministre e Mirëqenies Sociale.
Please follow and like us: