Biznesmeni i arrestuar për trafik droge, vëllai i ish-deputetit socialist Bukurosh Stafa

Mediat italiane kanë zbuluar foton e Edmond Stafës, vëllait të ish-deputetit socialist të Elbasanit, Bukurosh Stafa.

Ai është dënuar në vendin fqinjë me 9 vjet e 11 muaj burg për trafik droge.

Stafa ka qenë në kërkim nga policia prej 8 vitesh. Urdhër-arresti për kapjen e tij u ekzekutua nga Interpol Tirana.

Ai u kap në ambientet e biznesit që ka në pronësi. Edmond Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet. Pritet që ai të ekstradohet në Itali.