Albspirit

Media/News/Publishing

Elmaze Nura: Arti dhe kultura, duhet të mbështeten më shumë nga qeveria e ardhshme

Arti dhe kultura, duhet të mbështeten më shumë nga qeveria e ardhshme e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj. Si artiste, ashtu si plot kolegë të tjerë, e di fare mirë se sa e vështirë është të krijosh kur nuk ke mbështetje, të prodhosh vlera të mirëfillta me shumë mund dhe sakrificë. Artistët e vërtetë, megjithatë ia dalin, por kur shteti është pranë tyre, krijojnë më lehtë, prezantohen më dinjitetshëm, duke promovuar kështu, artin dhe kulturën tonë. Kemi shumë talente në fusha të ndryshme të artit dhe nëse e bëjmë prioritet këtë lëmi, rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme. Askush më mirë se artistët, nuk e prezanton identitetin e Republikës sonë në botë. Besoj se një zë artisti në Kuvendin e Kosovës, do të jetë një mundësi më shumë, për të zhvilluar artin e kulturën, për të ndarë në mënyrë të drejtë dhe të merituar, më tepër fonde për krijuesit tanë. Nëse fitoj besimin e votuesve, arti dhe kultura, do të jenë prioritet kryesor i aktivitetit tim politik. Ka ardhë koha, për t’i kthyer sytë te vlerat e vërteta artistike.

Please follow and like us: