Frederik Rreshpja: Unë kam qenë trishtimi i botës

Përgjithmonë

O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.
shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që të dua.
unë kam qenë trishtimi i botës.

O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.