Albspirit

Media/News/Publishing

Halimi mbi ligjin për reklamat falas: Televizioneve do t’ua mbulojë shteti minutazhin

Deputeti i djathtë Eduart Halimi u shpreh sot në Ora News se ligji i ri për reklamat politike falas në televizionet private është bërë për të pasur një fushatë më të rregullt, më pak korrupsion dhe se do ta bëjë sipas tij fushatën më pak agresive.

Pjesë nga fjala e Halimi:

Korrupsioni zgjedhor është i pamundur nëse nuk janë paratë. Me këtë paketë është transparencë më e madhe. Çliron pak pjesën e fushatave agresive. Minutazhin e reklamave televizioneve private do t’ua mbulojë shteti, pra nuk do ketë fitim por as humbje.

Vettingu:

Retorika përdoret nga politika për t’i ikur argumentit, procesi i reformës në drejtësi kemi kërkuar të jetë brenda standarteve. Procesi duhet të udhëhiqet nga komisione të barabarta. Ligjet e vettingut në fillim u bënë në mënyrë të njëanshme. Opozita e ka tani mundësinë që të pamundësojë qeverinë që të kapë drejtësinë.

Unë besoj që procesi që ka nisur do të ndjekë standartet europiane, duhet të ketë më shumë transparencë.

Komisioni do të vazhdojë me përzgjedhjen e kandidatëve, do shkojë në rrugën e duhur.

Ndryshimet në kodin zgjedhor dhe penal:

Ndryshimet në kodin penal dhe zgjedhor  janë diskutuar me javë, PS ka refuzuar që t’i miratonte ndryshimet në reformën zgjedhore. Kodi zgjedhor pamundëson dhe i jep fund një praktike ku pushteti blen me para votën, merr pushtetin sërish dhe shkon përsëri në zgjedhje. Kjo paketë çon në burg të gjatë, zyrtarë, banditë. Pra nga kundravajtje në vite burgim, dënon atë që e blen dhe atë që e shet. Dënon në mënyrë të ashpër ata që mbledhin kartat e ID që të diktojnë votat dhe të manipulojnë.

Çdo zyrtar dhe çdo person duhet të matet se do ketë një burg të gjatë. Të pamundësojë palën që e kryen procesin dhe për të vendosur një standart.

Please follow and like us: