Albspirit

Media/News/Publishing

Kontraditat e Presidentit Trump në Lindjen e Mesme

Duke pasur parasysh oreksin e Presidentit Trump për spektaklin, Arabia Saudite nuk mund të ishte veç hapi më i përshtatshëm për udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit. Pallatet, rrobat e sofistikuara të Mbretit Salman dhe oborri i tij, vallëzimi i shpatës, madje edhe kënga e zjarrit që u përdor për të inauguruar qendrën e re anti-terroriste të Arabisë Saudite, dukej vetëm si reklamë e duhur për një ish yll të televizionit. Pretorët e tij dolën nga rruga e tyre për të kënaqur dobësinë e tij për lajka dhe marrëveshje. Z. Trump u përpoq shumë të bënte ndryshime në botën myslimane që ai kishte kaluar shumë muaj duke fyer.

Kjo ishte e domosdoshme dhe e vonuar shumë. Sulmi i z. Trump për një fe të tërë e kishte goditur fushatën e tij dhe presidencën e tij, minoi angazhimin e gjatë të Amerikës ndaj lirisë së fesë dhe u dha municione të freskëta ekstremistëve. Trump nuk mund ta mposhtë eksremistët pa mbështetjen e udhëheqësve myslimanë.

Pjesa më e madhe e mesazhit të tij ishte më problematike. Ai nuk tha asgjë për nevojën për të çuar përpara çështjen e të drejtave të njeriut në shoqëritë myslimane që diskriminojnë gratë dhe minoritetet. Ai skicoi një rrugë të paqëndrueshme përpara, në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe myslimanët sunitë do të bashkoheshin në kauzën e përbashkët kundër jo vetëm ekstremistëve, por edhe kundër Iranit, një pikë që mund të kthehej për ta ndjekur atë.
Njeriu që njëherë u ankua se “Islami na urren” e përshkroi atë tani si “një nga besimet e mëdha të botës”. Ai tha se lufta kundër terrorizmit nuk ishte një “betejë mes besimeve të ndryshme”, siç kishin argumentuar disa nga këshilltarët e tij, por një luftë “Midis kriminelëve barbarë që kërkojnë të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëz të mirë, të gjitha në emër të fesë”. Ai u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të përzënë ekstremistët “nga vendet e tua të adhurimit”, “nga komunitetet tuaja”, “nga toka juaj e shejntë” dhe “nga ky planet”.

Por ai nuk dha asnjë udhëzim se si lufta kundër ekstremizmit mund të fitohej dhe nuk tregoi vlerësim për faktin se vehabizmi, ortodoksia suniste fundamentaliste që i jep legjitimitet familjes mbretërore të Arabisë Saudite, ka frymëzuar ISIS dhe shumicën e grupeve të tjera terroriste rajonale. As ai nuk sugjeroi, siç bëri shpesh Presidenti Barak Obama, që vendet myslimane nuk kanë gjasa të fshijnë ekstremizmin deri sa të reformojnë ekonomitë dhe sistemet politike në mënyrë që populli i tyre të ketë mënyra për t’i adresuar ankesat e tyre, për të marrë pjesë në qeverisje, për të marrë një arsim dhe vende pune .

Por Z. Trump zgjodhi që të veçonte Iranin, shtetin kryesor me shumicë shiite dhe armikun kryesor të Arabisë Saudite, si një kërcënim për shkak të mbështetjes së saj për milicitë në Liban dhe Jemen dhe për mbështetjen e Presidentit Bashar al-Assad në Siri. Shumë nga aktivitetet e Iranit janë me të vërtetë destabilizuese; Por shoku i zotit Trump Vladimir Putin nuk ka qenë më pak përgjegjës për mbajtjen e zotit Assad në pushtet.

Në disa mënyra, Irani është një objektiv i lehtë politik. Arabët sunitë ndjehen të kërcënuar nga Irani dhe po konkurrojnë me Iranin për ndikimin rajonal. Izraeli e urren Iranin dhe kështu bëjnë shumë anëtarë të Kongresit. Megjithatë, ta shohim Iranin si natyrisht armiqësor është shumë e thjeshtë. Edhe pse zoti Trump ripohoi partneritetin e Amerikës me mbretërorët konservatorë sauditë, iranianët po rizgjitnin një të moderuar, Hassan Rouhani, si president dhe duke ripohuar interesin e tyre për angazhimin me Perëndimin.

Ndërkohë që zoti Trump nuk u dha leksione udhëheqësve arabë sunitë për të drejtat e njeriut, sekretari i shtetit Rex Tillerson iu përgjigj zgjedhjeve iraniane duke këshilluar z. Rouhani për të rivendosur të drejtat e iranianëve ndaj lirisë së fjalës dhe organizimit. Të dhënat e Sauditëve për të drejtat e njeriut nuk janë më të mira se ato të Iranit.

Vendosmëria e z. Trump për të krijuar një aleancë anti-Iran me shtetet arabe sunite dhe për të izoluar Iranin mund të çojë në konfrontim ushtarak. Marrëveshja bërthamore e negociuar midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të prishet, duke shkaktuar një ndarje me aleatët e Amerikës. Këto janë pasoja që zoti Trump, në entuziazmin e tij për Arabinë Saudite, duket se ka menduar shumë pak. /Përkthyer nga Lexo.al, marrë nga The New York Times/

Please follow and like us: