Albspirit

Media/News/Publishing

Macron bën thirrje për bashkëpunim më të fuqishëm evropian kundër terrorizmit

Presidenti francez, Emmanuel Macron sprehu sot vullnetin për të riforcuar bashkëpunimin evropian antiterrorist, pas atentatit të Mançesterit, marrë përsipër nga xhihadistët e Shtetit Islamik që shkaktoi të paktën 22 të vdekur.

“Është vullneti ynë për të riforcuar bashkëpunimin përsa i përket luftës kundër terrorizmit”, deklaroi presidenti francez në ambasadën britanike në Paris, pasi la një shënim në Librin e Ngushëllimeve.

“Ne do të jemi të vendosur përkrah partnerëve tanë evropianë për të luftuar kundër terrorizmit kudo në kontinentin tonë”, nënvizoi Macron duke shtuar se shumë gjëra janë bërë tashmë dhe përshëndeti një bashkëpunim të shkëlqyer, përcjell Atsh.

Ai shërehu vullnetin për riforcimin e këtij bashkëpunimi.

Please follow and like us: