Albspirit

Media/News/Publishing

FOTO & VIDEO/Arrihet marrëveshja, Bajerni ‘godet’ me transfertën e parë.

“Përpjekja e dytë e Bajernit më në fund ka sukses”. Kështu e nis shkrimin e ditës së sotme e përditshmja gjermane “Sport Bild” e cila ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes Bajernit dhe mesfushorit të Schalkes, Leon Goretzka.

Pas marrëveshjes me lojtarin, janë dy opsioni që Bajerni do të vendosë në zbatim:

Së pari, nëse Bajerni do tentojë të arrijë marrëveshjen me Schalken që mesfushori 22-vjeçar të transferohet gjatë kësaj merkatoje.

Së dyti, në bazë të marrëveshjes me talentin gjerman,  Bajerni do të presë vitin 2018 për të kryer këtë transfertë me parametra zero.

Por vështirë se Schalke 04 do t’i rezistojë ofertës së Bajernit, pasi në të kundërt do të humbuë një “xhevahir” që të largohet me parametra zero.

Por për të mos e shtyrë deri në verën e vitit 2018, javën e ardhshme këshilltari i lojtarit Jörg Neubauer Sabener do të udhëtojë drejt Mynihut për të gjetur zgjidhjen sa më shpejt.

Please follow and like us: