Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanka Trump bëhet horë: Legjendën e Lazios e ngatërron me figurë religjioze (Foto)

Vajza e presidentit të Amerikës, Donald Trump, Ivanka ka menduar se legjenda e Romës është një shenjtë.

Futbollisti Giorgio Chinaglia mund të jetë një legjendë e Lazios, por Ivanka Trump pa qellim ka menduar se është edhe më i madh.

Ivanka së bashku me babain e saj janë duke vizituar Italinë, ku kanë qenë edhe në një restauruan në Romë, ku edhe ka bërë gabimin.

“Cili shenjtë është ky?”, ka pyetur Ivanka për legjendën Chinaglia, shkruan Huffington Post Italia.

Por, ajo shumë shpejtë është përmirësuar nga pronari i restaurantit, i cili ia ka shpjeguar se është legjendë e Lazios.

“Ne ja shpjeguam asaj se ai nuk ishte shenjtë, por një kampioni madh i Lazios”, tha pronari i restauronit.

Chanaglia kishte luajtur në Lazio nga viti 1969-76, duke shënuar 98 gola në 208 paraqitje, ku edhe kishte fituar me LAzion titullin e Serie A në sezonin 1973-74.

Please follow and like us: