Albspirit

Media/News/Publishing

Ja pse Bale duhet të luajë në finale para Iscos (Foto)

Ende nuk dihet nëse Gareth Bale do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit

Sulmuesi Uellsian është duke stërvitur çdo ditë, për të qenë gati për finalen e  Ligës së kampionëve ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff.

Në rast se Bale është gati, atëherë Zinedien Zidane duhet të luaj me të nga fillimi, pasi statistikat tregojnë se Bale nuk dështon asnjëherë në finale.

Bale që prej transferimit të tij në Real nga Tottenhami në vitin 2013, ka luajtur në pesë finale. Në këto pesë ndeshje, Zidane ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Fillimisht Bale kishte shënuar në finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, të cilën Reali e fitoi 2:1.

Pastaj kishte shënuar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit në vitin 2014, për të asistuar më pas në Superkupën e Evropës ndaj Sevillas 2:0.

Bale më pas ka shënuar në finale të Kupës së Botës për Klube ndaj San Lornzos 2:0, për të asistuar në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve 1:1, ku më pas Reali fitoi në penallti, me njërën nga golat e shënuar nga uellsiani.

Mbetet të shihet nëse do të ketë mundësinë për të shënuar ose asistuar edhe ndaj Juventusit më 3 qershor në shtëpinë e tij në Cardiff.

Please follow and like us: