Albspirit

Media/News/Publishing

Mourinho thotë se United nuk do ta transferojë yllin e Monacos

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka pranuar se kampioni i Europa League nuk do ta transferojë yllin e Monacos, Bernardo Silvan.

Gjithsesi, Mou e ka lënë të hapur mundësi për transferimin e tij një ditë.

United ishte lidhur me një transferim të mundshëm të mesfushorit portugez, i cili kërkohet nga shumë klube pas performancave mbresëlënëse me Monacon, duke e fituar ligën franceze.

“Nuk ma merr mendja. Sinqerisht, mendoj se jo,” ka thënë Mourinho për Sport TV kur u pyet për transferimin e Silva.

“Ama, kurrë nuk i dihet. Lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëseardhur,” ka shtuar ai.

United i ka fituar tre trofe në sezonin 2016-17, EFL Cup, Community Shield dhe Europa League./Express/

Please follow and like us: