Ndocaj refuzon ftesën e Bashës: Nuk futem në listat e PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ka ofruar krerëve të partive të vogla opozitare që t’i bëjë pjesë të listave të partisë së tij, megjithatë kreu i PBDSH-së Eduart Ndocaj mesa duket nuk ka pranuar.

Në një takim elektoral në Barbolloj, Ndocaj tha se ai kishte vendosur që të garonte për partinë Bashkimi Demokristian.

“PD do të marrë kosto të jashtëzkonshme pasi vendosi të fusë në lista partitë që janë SHPK, pa elektroat dhe pa zyra”, ishin fjalët e Ndocajt gjatë këtij takimi.

Kështu, deputeti kaubojs ka vendosur që këtë radhë të mbështetet vetëm në forcat e tij dhe të kandidojë në suglën e PBDSH-së. Mësohet se Ndocaj do të kryesojë listën e Lezhës.