Albspirit

Media/News/Publishing

Obama: Të bashkohemi kundër nacionalizmit dhe intolerancës

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u ka bërë thirrje njerëzve që të bashkohen kundër “nacionalizmit dhe jotolerancës”, duke argumentuar se pavarësisht presonit të madh botëror, tani nuk është koha për “t’u fshehur prapa një muri”. Në adresimin e tij të parë publik prej kur la Shtëpinë e Bardhë, Obama foli para një audience prej dhjetëra mijëra njerëzish në Berlin, Gjermani.

“Në botën e re të cilën jetojmë nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa një muri”, tha ai, gjatë një festimi për të shënuar 500-vjetorin e Reformimit Protestant. Ish-liderit iu bashkua edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përderisa ata qëndruan ulur në skenë para Portës Grandenburg dhe morën pyetje nga një panel, duke përfshirë një punonjës social, një aktor dhe një mësues.

Pas frikës së rritjes së nacionalizmit nëpër SHBA dhe BE, Obama tha se globalizimi nuk është armiku por duhet të ‘përqafohet’ për t’i zhdukur vlerat anti-demokratike.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të “bashkohen kundër këtyre trendëve të cilat cenojnë të drejtat e njeriut ose shtypin demokracinë”.

Please follow and like us: