Pas triumfit në Europa League, Rooney flet për të ardhmen në United

Sulmuesi anglez ka thënë se është i pasigurt rreth të ardhmes së vet në United dhe e ka pranuar se do t’i duhet të marrë një vendim në javët e ardhshme se ku do të luajë në të ardhmen, transmeton Express.

“Nuk e di! Sinqerisht, nuk e di,” ka thënë Rooney para gazetarëve kur është pyetur nëse ndeshja finale në Europa League ishte e fundit për të në fanellën e United.

“Mendoj se kjo është koha që tani do ta kaloj me familjen, dhe natyrisht që më duhet të marrë vendime, të cilat do t’i marrë në javët e ardhshme,” ka shpjeguar anglezi.

Rooney ka nisur vetëm 15 ndeshje si titullar për United në këtë sezon të Premier Leagues, duke shënuar pesë gola.

Mbrëmë Rooney u fut në fund të ndeshjes finale kundër Ajax në fitoren 2-0 të United dhe më pas e ngriti trofeun si kapiten.