Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria “Nderi i Kombit”, i jep titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” Dr. Ruki Kondaj

Albert Z. ZHOLI

Tashmë Shoqata Kulturore Atdhetare LABËRIA “NDERI I KOMBIT”, e ka bërë natyrë të punës së saj, vlerësimin e figurave patriotike, intelektuale, nga të gjitha fshatrat dhe qytetet e kësaj krahine heroike. Një ndër figurat që ka gjetur vlerësimin dhe mbështetjen e Shoqatës tonë, është dhe znj. Ruki Kondaj, një intelektuale, patriote, aktiviste e shquar, e cila si në atdhe, po ashtu dhe në Kanadanë e largët, ka treguar integritet, kulturë, emancipim, dije, mirëkuptim, largpamësi, ekuilibër duke bërë që emri i Shqipërisë, të marrë vendin dhe emrin që i takon në një kontinent të largët. Me punën e saj, me idetë dhe vizionin bashkëkohor që e karakterizon, ajo ka bërë që emri i Shqipërisë të respektohet me simpati dhe në Parlamentin Kanadez. Njerëz të tillë si Ruki Kondaj, janë vlerë në çdo shoqëri dhe një vlerë e shtuar e Shoqatës sonë, e cila po e vlerëson sot. Me këto fjalë e hapi këtë takim mbresëlënës Kryeredaktori i gazetës “Labëria” z. Albert Zholi, në datën 22 prill në Sallën e madhe UNESCO të Muzeut Kombëtar. Në këtë takim merrnin pjesë, drejtues të Shoqatës “Labëria”, shkrimtarë, aktorë, inxhinierë, këngëtarë, politikanë, miq dhe të afërm të Dr. Ruki Kondaj, si Prof. Dr. Ago Nezha, Dr. Dorian Koçi, Prof. Arben Malaj, Prof. Sabit Brokaj, Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti “Nderi Kombit”, Prof. Kastriot Muçaj, vëllezërit nga Kosova si Don Lush Gjergji dhe Prof. Nusret Pllana, arbëreshja mikja e saj, Zonja Lucia Martino, “Artisti Popullit”. Luftar Paja, Birçe hasko, Mjeshtre e Madhe Lili Cingu, Arjan Sula, Elida Petoshati, Kryesia e Shoqatës “Nermin Vlora me kryetare gazetaren Zenepe Luka, ‘Mjeshtre e Madhe” Irini Qirjako,Vitore Sallaku “Mjeshtre e Madhe”, Silvana Braçe, Vitore Stefa Leka, Nënlokja e emigarcionit në Itali, Prof. Zamira Çavo, Virgjil Kule, etj… Pas fjaës së hapjes së gazetarit Zholi e mori fjalën Kryetari Shoqatës “Labëria”, Prof. Dr. Ago Nezha i cili i bëri një rezyme të hollësishme punës dhe vlerësimit të Dr. Ruki Kondaj. Puna e zonjës Ruki në emigracion nuk mund të kuptohet pa aktivitetet e shumta me karakter patriotik. Ajo ka ftuar në Kanada këngëtarë nga të gjitha trevat, valltarë, të cilat kanë gjallëruar jetën artistike të vëllezërve tanë emigrantë theksoi Prof. Ago Nezha. Pas tij fjalën e merr një nga miket e Zonjës Ruki, zonja Elida Petoshati ish-ambasadore në Kanada e cila e vuri theksin tek puna e madhe e Dr. Ruki në emigracion për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare. Në fjalën e tij Porf. Arben Malaj përcolli tek pjesëmarrësit formimin e Dr. Ruki Kondaj si një intelektuale vizionare. Me shumë respekt dhe konsideratë u shprehën miqtë nga Kosova Don Lush Gjergji dhe Prof. Nusret Pllana duke e cilësuar atë atdhetare të madhe. Një atmosferë krejt tjetër, të ngrohtë ku nuk munguan dhe lotët solli Zonja Lucia Martino, një arbëreshe që e flistë aq bukur dhe me tingull rilindasje gjuhën tonë të bukur shqipe. Një vlerësim mjaft domethënës i bëri figurës së Dr. Ruki Kondaj, Prof. Zamira Çavo e cila e vuri theksin tek roli i saj si një grua intelektuale e mirëfilltë që ka ngritur personalitetin e garve shqiptare kudo në botë. Ndër miqtë e Rukit në këtë takim ishin dhe dy këngëtarët çamë, dy të afërm, Enkelejda dhe Hysni Alushi. Ata erdhën enkas për të përshëndetur Znj Ruki me disa këngë çame. Një nga miket e Rukit, por dhe një pjesëtare e çdo aktiviteti të Shoqatës “Labëria” është dhe “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa. Pa zërin e saj, recitimet e saj me poezitë e mërgimit me autore Vitore Stefa Leka dita nuk do të kishte atë atmosferë feste. Plot emocion u pritën dhe fjalët e z. Virgjil Kule. Pastaj, një emocion i ri. Ngjitet në skenë me një këngë jugu “Mjeshtre e Madhe”, Irini Qirjako, mike e znj. Ruki. Më pas Irini këndoi dhe dy këngë labe që ajo i këndon me shpirt labeje dhe me zë qiellor. Një nga të afërmit e saj, z. Arjan Sula i cili theksoi se arritjet dhe vlerësimi i Dr. Ruki Kondaj janë vlerësim dhe nderim për të gjithë fisin Sulaj. Në fjalën e saj e Dr. Ruki Kondaj falënderoi Shoqatën Labëria, kryetarin e saj, të gjithë të pranishmit për nderin dhe vlerësimin që i bënë. Një falënderim të veçantë ajo bëri kryesisht për miqtë e ardhur nga larg. Mes lotësh ajo vuri në dukje se pa shqiptarizëm zemra e çdo shqiptari do të jetë e dobët. Pas kësaj përshëndetjeje në sallë u përhapën tingujt e këngës së kënduar nga i mirënjohuri Nazif Çelaj, në 90-vjetorin e babait të saj, të nderuarit dhe të paharruarit Mehmet Sulaj. Pastaj të gjithë të pranishmit kaluan në një koktejl të organizuar nga familjarët e saj, ku filloi të jehojë kënga labe duke e kthyer këtë ditë në një ditë feste të gëzuar.

Please follow and like us: