Albspirit

Media/News/Publishing

G7, thirrje kompanive të internetit për më tepër mobilizim përballë terrorizmit

Liderët e G7 të mbledhur në Taormina në Sicili i bënë sot thirrje kompanive të internetit për më tepër mobilizim për të kontrolluar më së mirë përmbajtjet radikale, duke iu përgjigjur një kërkese të Britanisë së Madhe e prekur të hënën nga një sulm që shënoi 22 të vdekur.

Britania e Madhe përjetoi këtë javë sulmin më tragjik terrorist në historinë e saj dhe sot liderët e G7 iu bashkuan Britanisë së Madhe duke dënuar këtë akt barbar”, konfirmoi kryeministrja britanike, Theresa May për median, pak pas nënshkrimit të këtij teksti.

Në këtë deklaratë, G7 i bënë thirrje ofruesve të internetit dhe rrjeteve sociale për të rritur në mënyrë të konsiderueshme përpjekjet e tyre për të zgjidhur problemin e mesazheve me përmbajtje terroriste.

Ky tekst u nënshkrua nga liderët e shtatë vendeve më të pasura të planetit (SHBA, Japoni, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Kanada dhe Itali).

Please follow and like us: