Albspirit

Media/News/Publishing

Këto do të jenë 11 supertransferimet e Mourinhos në United (Video)

Jose Mourinho do të bëjë revolucion në skuadrën aktuale të Manchester Unitedit.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, nuk është i kënaqur me lojtarët aktualë që ka në skuadër dhe pritet që gjatë verës të bëjë shumë ndryshime.

E përditshmja spanjolle, AS, ka bërë një analizë, ku ka treguar 11 transferimet e mëdha të Mourinhos në United.

Ai planifikon një skuadër të tërë prej 11 lojtarëve, duke siguruar nga një yll për secilën pozitë, me lojtarin kryesor, Antonie Griezmann.

Mourinho planifikon një portier, katër mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues, duke bërë kështu një skuadër fantastike.

Porta do t’i besohet Edersonit të Benficas, mbrojtja katërshes Van Dijk, Marquinhos, Keane dhe Lindelof.

Mesfusha treshes Bakayoko, Renato Sanchez dhe James Rodriguez, ndërsa sulmi Bernardo Silvas, Antonie Griezmann dhe Harry Keane.

Please follow and like us: