Pacolli: AKR përfaqësohet me njerëz me dinjitet

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë një takimi të premten me të rinjtë e AKR-së, prezantoi kandidatët e kësaj partie për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit duke thënë se AKR është e përfaqësuar me njerëz që kanë dinjitet.

Pacolli tha se ata që votojnë për AKR-në, njëherësh do të votojnë për kandidatët e saj për deputetë të Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

“Përfaqësimi i rinisë dhe gjinisë femërore është në listën e kandidatëve dhe AKR është e përfaqësuar me njerëz me dinjitet”, tha Pacolli.

Ndërsa Agim Bahtiri shprehu besimin se AKR si pjesë e koalicionit me LDK-në dhe Alternativën do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, pasi e meriton një gjë të tillë, ndërsa u zotua se kjo parti do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve./KosovaPress/