Skadon afati për listat e PD, ende mister kandidatët demokratë

U mbyll në orën 00.00 afati për Partinë Demokratike që të dorëzonte në KQZ listat e kandidatëve me deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në KQZ është parë të hyjë pak para mesnatës vetëm nënkryetari i PR-së Arian Madhi, por asnjë zyrtar i PD-së.

Nuk dihet nëse PD i ka dorëzuar listat në rrugë elektronike, pasi nga selia blu nuk ka asnjë reagim për mediat.

Brenda në selinë e PD-së vijon të qëndrojë kreu i saj Lulzim Basha me disa bashkëpunëtorë të tij.

Megjithëse interesimi është shumë i madh mbetet mister emrat e PD-së që garojnë për zgjedhjet e përgjithshme