Tillerson, keqardhje për rrjedhjen e informacioneve tek shtypi

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson shprehu keqardhje për rrjedhjen e informacionit në lidhje me hetimet e sulmit në Manchester tek shtypi amerikan.

Duke folur në Londër në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Jashtëm britanik Boris Johnson, zoti Tillerson tha se presidenti Donald Trump kishte kërkuar “hetim të menjëhershëm” dhe ndjekje penale “të përgjegjësve”.

Komentet e zotit Tilleson vijnë pasi zyrtarë të policisë dhe qeverisë në Britaninë e Madhe u shprehën dje me zemërim për këtë rrjedhje informacioni.

Autoritetet lokale britanike pezulluan dje për disa orë shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara.

Por më vonë shërbimet e zbulimit mes dy vendeve rinisën bashkëpunimin pasi morrën garanci nga autoritetet amerikane se materialet sekret do të mbroheshin.