Albspirit

Media/News/Publishing

Topi i Artë? E fitoj vetëm nëse vras Messin dhe Ronaldon (Foto)

Mario Balotelli ka thënë se nuk ka asnjë gjasë për ta fituar Topin e Artë, derisa janë duke luajtur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, nuk e sheh asnjë mundësi për ta fituar Topin e Artë, vetëm nëse vret Leo Messin ose Cristiano Ronaldon.

Ai tha se ata janë të paarritshëm, për shkak të shifrave të tyre të jashtëzakonshme.

“Topi i Artë? Më parë më duhet ta vras Messin dhe Ronaldon”, tha Balotelli gjatë një mbrëmje gala në Brescia.

Ai po ashtu foli edhe për karrierën e tij, ku e pranon se nuk ka bërë mjaftueshëm për të arritur këtë çmim.

“Nëse mendoj se çfarë kam bërë në karrierën time, atëherë mendoj se nuk është e mjaftueshme, është dashur të bëj më shumë”.

“Tani do të shkoj në pushime për dy javë, madje nuk do ta shoh as finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërsa, një ditë do të dëshiroja ta mbyllja karrierën në qytetin tim, por jam ende i ri”, tha në fund italiani.

Këtë edicion Balotelli ka shkëlqyer te skuadra franceze Nice, me të cilën ka pasur kontratë njëvjeçare.

Balotellit pas pushimeve i duhet të gjejë një skuadër të re, ndërsa deri më tani interesim për shërbimet e tij kanë shprehur Marseille dhe Las Palmas.

Please follow and like us: