Albspirit

Media/News/Publishing

“Totti nuk është hero… Ai është Zot”

Sven-Goran Eriksson ka thënë se Francesco Totti për tifozët e Romës është më shumë se sa hero, është Zot.

Ish-trajneri i Romës, Sven-Goran Eriksson, ka pasur vetëm fjalë të mëdha për sulmuesin e Romës, i cili këtë fundjavë do të luajë ndeshjen e tij të fundit për skuadrën italiane.

Ai tha se Totti është më shumë se sa vetëm hero për tifozët e Romës, pasi për ta është Zot.

“Ai nuk është hero, ai është Zot për tifozët e Romës. Ai ka qenë në skuadër për tërë jetën e tij”, tha Eriksson për Omni Sport.

“Ai ka qenë i madh, veçanërisht për Romën dhe edhe për ekipin Kombëtar. Por, për Romën ai është i pari. Ai kishte teknikë, vizion dhe shënonte gola. Rekordi i tij i ndeshjeve do të jetë vështirë i arritshëm në Romë”.

Krejt në fund Eriksson tha se nuk do të befasohej nëse do ta shihte Tottin duke luajtur edhe në edicionin 2017/18, jo për Romën, por për ndonjë skuadër tjetër.

Please follow and like us: