Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet marrëveshja e Bashës me 5 aleatët, ja zonat dhe numri i kandidatëve në listat e PD

Zbardhen të tjera detaje nga marrëveshja e sotme mes liderit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij, sa i takon listave me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Burime zyrtare bënë me dije se sipas marrëveshjes Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA-së dhe Dule i PDNJ-së do të jenë në pozicione fituese në listat e PD-së.
Burime jo zyrtare pohuan se Duka do ketë një kandidat në Durrës dhe një në Tiranë, ndërsa Fatmir Mediu dy kandidatë që do garojnë nën siglën e PD në qarkun e Tiranës.
Ndërkohë, Dashmir Shehi i LZHK-s do të garojë në Tiranë, Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër, ndërsa PBDNJ e Dules do ketë një kandidat në Vlorë.

Please follow and like us: