Andi Bejtja: Basha, lista humbëse e një konti Montekristoje pa arsye

Gazetari Andi Bejtja, që nuk është njohur për qëndrime kritike ndaj Bashës ka shpërthyer sot me një koment të hidhur për listat e deputetëve të hartuara prej tij. Ai i ka konsideruar ato listat e një njeriu që bëhet gati për të humbur dhe i ka parë përjashtimet e emrave të njohur si hakmarrjen e panevojshme të një Konti Montekristoje të panevojshëm.

“Teksa shikoj listen e deputeteve të PD-së që do përballen në 25 qershor, me vjen vetvetiu në mendje viti 2005 kur ish lideri I PD Berisha u kujdes të bënte një listë sa më gjithëpërfshirëse. Madje shkoi aq larg sa përfshiu në lista dhe të ashtequjturit armiq te tij, deri dhe ata qe kishin hipur në tanke në 97. Ishte një liste fitoreje. Sot kemi një listë ku është e pamundur të dallohen kriteret, ku shikohet që leviz dora hakmarrese e një Konti Montemontekristoje, e një Konti që hakmerret pa aresye, sepse askush nuk i ka bërë asgjë në të kaluarën, as e ka futur në burg as i ka marë të dashuren. Boh, e pakuptueshme po kjo nuk është një listë fitoreje…
Dikush më tha sot në mëngjes se lista është bëre duke patur parasysh se po bëhet gati te jete pas zgjedhjeve në një nderrmarrje të perbashket me liderin e PS. Dikush tjeter me të drejte me tha; ne çdo nderrmarrje të përbashket do hysh me aksionet e tua, sa me të larta ti kesh aq më mirë.
Kjo liste jo vetem që e le Ramen King, i shton dhe një Maker. Sot ai eshte dhe King dhe King-Maker. Demokratë mos kujtoni se Big Mak-un do e hani pergjysem edhe pse mund të uleni në një tavolinë.