Albspirit

Media/News/Publishing

Eli Fara vjen me një këngë popullore, krejtësisht ndryshe në “Mbolla një bahçe”

Këngëtarja e dashur për publikun, Eli Fara, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, një ripunim i këngës popullore “Mbolla një bahçe”, në klipin e së cilës shfaqet me një look krejtësisht ndryshe, me motive lindore.

“Vij këtë herë me një këngë burimore tradicionale shqiptare për tu mburrur me muzikën tonë folklorike, e buruar nga shpirti me kaq elegancë dhe finesë, ngrohtësi, në një ndërtim harmonik të pakrahasuar zërash.Unik!!

Klipi sjell bukurinë, traditën e qytetit tim, Korçës! Përfshirë muzikantët virtuoze. Kostumet popullore të zonës. Ansambli i valleve popullore Skënderbeu përfaqësuar denjësisht nga brezi i ri! Një falenderim të veçantë për të gjithë bashkëpunetorët!”, e ka prezantuar vetë këngëtarja projektin e saj.

 

Please follow and like us: