Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Të gjithë humbësit bashkë në ‘Republikën e Re’

Rama ka komentuar listën e kandidateve te PD-së per zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë një vizite në një familje në Vorë, Rama ka pyetur familjarët që e pritën në sallonin e shtëpisë: E patë listën e PD-së në Tiranë?

Familjarët iu përgjigjën shkurt ‘Jo’. Pas tyre, reagoi Rama, duke thënë pa shumë komente: Asnjë nuk keni humbur.

Me tej, ka vazhduar duke numëruar kandidatët e tjerë: “Janë bashkuar bashkë të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Halim Kosova, ky tjetri, Besnik Fuçia, humbës, janë të gjithë bashkë atje, Bardhi, humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, të gjithë humbësat bashkë, Dash Shehi po. Ja kjo është PD, ‘Republika e Re’, e humbësave”.

Rama ka ironizuar edhe kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, për vendimin që mori për tërheqje nga politika, pas zhgënjimit nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Kreshniku dha dorëheqjen nga politika, ky është një moment zije”- tha Rama.  Pas tij, reagoi një nga familjarët, po me tallje “Më erdh shumë keq vallahi”.

Në përgjigje të tij, Rama vijoi “Po edhe Kreshniku i shkretë s’ka faj, kur të shohi gjithë këta Kreshniku, pse ca ka, ca ka Kreshniku”.

Please follow and like us: