Zgjedhjet e 25 qershorit, çamët dhe antiçamët në të njëjtën listë të PD në Vlorë

Vlora përpos përballjes më dy partive kundërshtare PD-PS, duket se do të ketë edhe një përballje interesante për çëhstjen çame. Në listën e PD Vlorë, do të kandidojë i pesti Dashamir Tahiri, ish-deputeti i PDIU-së, që u bashkua me PD dhe i treti kreu PBDNJ Vangjel Dule i minoritetit grek.

Ishin pikërisht votat e çamëve ato që e bënë Tahirin deputet në zgjehdjet e kaluara në Vlorë dhe po ashtu në këto zgjedhje Tahiri synon votat e këtij minoriteti. Ndërsa Vangjel Dule është një ndër kundështarët më të fortë në parlament të çështjes Çame.

Si rrjedhojë do të ketë një përballe të fortë mes Dules dhe Tahirit, të cilët do tu kërkojnë votën vlonjatëve duke qenë kundërshtarë të pasur kauza të kundërta.