Albspirit

Media/News/Publishing

“Enver Hoxha i dehur”, shikoni fotografinë e papublikuar më parë

Ish-Drejtori i Arkivave të Ministrisë se Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha, ku sipas të cilit, ai është në gjendje të dehur. “Komandanti legjendar” siç nuk e keni parë më parë. Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini. Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët”,- shkruan Dervishi në Facebook, krahas fotos.

 

Please follow and like us: