Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Vata: Kooperativat politike

Kooperativat politike, linden si mundesia e mbajtjes ne kembe te politikes se vjete, klanit te lukunise se diktatures qe nepermjet demagogjise predikojne demokracine dhe ne realite ushqejne pushtetin absolut te ngjashem me diktature.
Tani politika e vjeter zhdervjelltesohet me forma te reja, pasi mekatari ben demokratin, te perndjekurin dhe socialistin, pra ata jane ne rol per te shpetuar te shkuaren e nje regjimi dhe jo per te projektuar te ardhmen?!

Pasi vrane pruralizmin, krijuan monopartizmin si mundesi e monopolit pokitik dhe kontrollin e pushtetit nga pak njerez. Krijimi i konflikteve politike eshte thjeshte trembje e qytetareve qe te harrojne hallet dhe te mercenarizohen politikishte, sic bente diktatura me armikun e jashtem per te trembur shqiptaret. Demagogji me mediat e kontrolloara, promovim te njerezve te sigurimit te shteti ne politik dhe kontrolli i saj nepermjet tyre e ka bere politiken ne nje kooperative primitive ne kohe moderne..!

U kthye politika aty ku e nisem ne 1990, ku partia nene skicoi disa parti, dhe tashme lideri i radhes, skicoje domono-kracine e re, ne leter, ku palet do jene zoteruesit e pushtetit, drejtesise, tregut, biznesit, promovimit, arsimit dhe gjithckaje te lire ne nje vend demokratike, pra Shqiperia po kthehet pas sepse: Nuk u be kurre nje hetim per krimet e diktatures, nuk u nis kurre nje proces i dekomunistizimit te vendit, nuk u be kurre trasparence me te shkuaren, por nepermjet propogances per te kuruar te shkuaren, ata restauruan diktaturen, dekoruan mekataret, mbajne gjalle shpitin e demonit me ndere e lavdi, mbyllen dosjet e sigurimit nje here e mire pasi 27 vite u perpoqen te fshehin krimet e komunizmit, dhe tani kane paguar mercenare te na bejne edhe politiken e te perndjekurve dhe te se djathtes, thjeshte dhe vetem per te mbytur cdo indicje te lindjes se nje politike te djathte.

Demokratet kane zgjedhur edhe pas 27 vitesh te promovojne spiunet, madje ti kandidojne per deputet, ndersa palet u dhane edhe nje here nje te shtyre te perndjekurve si per ta quajtur goditja e fundit e eleminimit te se djathtes.

Por ne fakt gabojne se ne demokraci sa me shume te centralizohet politike aq me afer eshte renja e tyre sepse ne nje bote te lire, demonet jane te rene, monopartizmi eshte qendresa e fundit qe bejne ish-komunistet dhe trashegimtaret e tyre restaurimit te regjimit.
Shqiptaret kesaj radhe do te habisin se si do votojne, madje do jete goditja per te shembur grehinen e fundit te neo-diktatures.

Please follow and like us: