Për herë të parë Tirana bie nga kategoria, lojtarët shpërthejnë në lot

Është mbyllur në barazim 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi” një nga duelet më të rëndësishëm në historinë e Vllaznisë dhe Tiranës. Me këtë rezultat Tirana ra një kategori më poshtë së së bashku me Korabin. Rënia e Tiranës u ndikua edhe nga fitorja 2-1 e Laçit me Teutën dhe ajo 3-0 e Flamurtarit me Korabin. Pas përfundimit të takimit që u drejtua nga Mazzoleni një arbitër italian ka shpërthyer festa në Shkodër. Ndërsa lojtarët e Tiranës kanë shpërthyer në lot. Kjo eshte hera e pare qe Tirana bie nga kategoria.

ZYRTARE/ Tragjike, Tirana bie nga Kategoria Superiore