Albspirit

Media/News/Publishing

Sifda për Shqipërinë: Media të mos i nënshtrohet politikës

Sifda për Shqipërinë përmes një deklarate ka dënuar ligjin imponues që u kërkon mediave të transmetojnë reklamat e partive politike falas. Gjithsesi ky grupim politik i themeluar nga qindra qytetarë shprehet se nuk duhet të ketë habi për prishjen e kësaj martese pazaresh.

“Bashkëpunimi i ngushtë midis politikës dhe mediave është ndërprerë sepse nuk ka qenë i sinqertë apo në interes të qytetarëve. Ishte një martesë me interes dhe shpesh në kurriz të qytetarëve,” u tha në deklaratë.

Sifda për Shqipërinë beson se media nuk duhet t’i përgjigjet pozitivisht marrëveshjeve me politikën por të ruajë pavarësinë e saj në shërbim të qytetarëve.

“Vizioni ynë është mbizotërimi i gazetarisë së mirëfilltë. Në vend që gazetaria të ndikohet nga marrëveshjet me politikën, duhet të jetë politika që të ndikohet nga zbulimet dhe puna e gazetarisë, si në të gjitha vendet perëndimore”, tha gjatë deklaratës përfaqësuesja e partisë Sfidës, Blerina Turdiu.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, përkrah Gjergj Bojaxhi, që kryesin listën e Tiranës, te Sifda për Shqipërinë kandidojnë emra të tjerë publikë e akademikë si Dr, Medlir Mema, Dr Ermal Hasimja, etj. Drejtues administrativ është Dr. Hektor Ruçi.

Please follow and like us: