Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda: PD është histori dhe ideal

 

S’ka dyshim.

PD nuk është “ai”, nuk është “ata”, nuk janë “disa”, nuk janë “ca e ca”, është shumë më tepër se kaq. PD është histori dhe ideal. Nëse artikulojmë gjërat që nuk shkojnë brenda barkut, kjo nuk do të thotë se nuk vazhdojmë të kemi bindjen se fatkeqësia më e madhe e këtij vendi është Ed Rama dhe ‘Rilindja’.

Dëgjojini me vëmendje fjalimet shpotitëse të kundërshtarit, ajo që e ka gëzuar më shumë se gjithçka është pikërisht mospërfshirja në listën e PD të disa prej figurave të saj, kjo e lumturon së tepërmi. Pyetja është “pse dreqin duhet t’ja jepnim këtë kënaqësi?”. Prandaj rrihen mendimet, prandaj duhet të diskutohen vendimet, që të mos ripërsërisim gabimet dhe të mos i rijapim material kënaqësie dhe ta eksitojmë kundërshtarin. Kur gëzon kundërshtari, nuk është për meritë të tij, por për pakujdesinë tonë.

Please follow and like us: