Keni abone pa pullë? Ja njoftimi i Bashkisë

Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, tha se Bashkia e Tiranës sqaron qytetarët se do të njihen të gjitha abonetë për autobusët urban dhe se Bashkia e Tiranës ka marrë masat që nga të gjitha linjat e transportit publik të hiqen njoftimet të cilat sollën dhe çorientimin e personave që duan të pajisen me biletat e pajtimit të aboneve.

“Bashkia e Tiranës njofton qytetarët në vijim edhe të njoftimit të mëparshëm lidhur me elementet e sigurisë të kartelave të pajtimit të abonentëve se formati i aprovuar përmban kartonin shoqërues si edhe abonenë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Njoftojmë gjithashtu se edhe abonetë, të cilat kanë pullën si element shtesë sigurie, janë abone të vlefshme dhe që njihen në të gjitha linjat e transportit publik qytetas, siç janë edhe të përshkruara në pjesën e prapme të kartonit shoqërues” tha Punavija.