Majlinda Bregu i përgjigjet Roland Kongolit

Majlinda Bregu i është përgjigjur ish-drejtorit të shkollës ku ajo ka mbaruar gjimnazin Roland Kongoli që rezulton të ketë qenë mësues matematike i deputetes, për statusin që ky i fundit bëri në lidhje me ish-nxënësit e tij Bregun dhe Bashën.

“Prof.Landi,
Nuk mora dot kurre me shume se 9 ne matematike,se ishe aq i rrepte e s’te falje asnje note, qofte edhe per te mos me prishur mesataren??.
Por noten me te mire, ma ke vene sot. Te falenderoj me mall???”, shkruan Bregu.

Më herët ish-drejtori i gjimnazit Sami Frashëri kishte shkruar “Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana. Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise, nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha. Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma. Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele, e cila per mua ishte nje vajze me bote, ndersa Luli shume egoist. Konkluzionet nxirini vete”.