Miti dhe trashёgimia e JFK – 100 vjetori i lindjes sё JF Kennedy

SHBA kujton njё ndёr presidentёt, tё cilin ende shumё vetë e adhurojnё, ndonёse ai ishte vetёm njёmijё ditё nё post, nga janari 1961 deri nё ditёn e vrasjes nё nёntor 1963: John F. Kennedy.

Presidenti i 35-tё i SHBA-sё lindi para 100 vjetёsh mё 29.05.1917. Historianёt i vlerёsojnё arritjet e tij nё politikёn e brendёshme dhe tё jashtme si tё nivelit mesatar. Imazhi i tij si njё kre shteti i ri dhe dinamik vazhdon megjithatё tё jetё i pandryshueshёm. Jo vetёm nё kryeqytetin Uashington, edhe nё vendlindjen e tij Boston pёrmes njё sёrё veprimtarish dhe ekspozitash kujtohet i famshmi  JFK.

Kontrast me Trumpin

Ndoshta ёshtё kontrasti me presidentin aktual tё SHBA-sё Donald Trump arsyeja, pёrse tё paktёn Amerika liberale e kujton me kёnaqёsi Kennedyn. Nё memorjen kolektive tё shtetasve tё SHBA-sё, Kennedy ka mbetur presidenti i ri e i pashёm, qё e katapultoi vendin e tij tё viteve pesёdhjetё drejt modernes. Njё frymё euforie si nёn Kennedyn nё fillim tё viteve gjashtёdhjetё ka pasur rrallё nё SHBA. 43 vjeҁari Kennedy rrezatonte shkёlqim intelektual e njёkohёsisht idealizёm, optimizёm dhe shpresё. Njё fjali nga fjalimi i tij i inagurimit si president nё janar 1961 edhe sot e kёsaj dite i skalitur nё gur lexohet nё shumё godina dhe ura, qё mbajnё emrin e Kennedyt: “Mos pyesni ҁ’mund tё bёjё vendi pёr ju, por pyesni ҁ’mund tё bёni ju pёr vendin!”.

Panama John F. Kennedy in Panama-Stadt (picture-alliance/ZUMA/Keystone Press Agency)JFK nё vitin 1943 nё shёrbim ushtarak nё flotёn e paqёsorit

Trashёgimia e Peace Corps

Njё trashёgimi qё ka mbetur edhe sot e Kennedyt ёshtё Peace Corps. Qё prej themelimit nё vitin 1961, 200.000 tё rinj amerikanё kanё kontribuuar vullnetarisht pёr ndihmёn e zhvillimit kryesisht nё vendet e Jugut tё varfёr. Kennedy tёrhoqi kokat mё tё mira dhe mё tё menҁura tё Amerikёs nё qeverinё e tij. Asokohё gjithҁka dukej e mundur. Pak pas marrjes sё postit, Kennedy deklaroi me ambicie: “Ky komb i ka vёnё qёllim vetes, qё deri nё fund tё dekadёs tё dёrgojё njё njeri nё Hёnё dhe ta kthejё atё tё sigurtё nё Tokё.”

Vizionet e Kennedyt dhe vendosmёria e tij kanё efekt joshёsh. Njё citat i tij pёr pёrjetёsinё: “Ne kemi vendosur tё fluturojmё nё Hёnё dhe tё arrijmё edhe gjёra tё tjera – jo sepse kjo ёshtё lehtё, por sepse kjo do tё jetё e vёshtirё.”

Pёrballja me sfida tё vёshtira

Edhe nё politikёn e jashtme Kennedy nё njёmijё ditё nё post u pёrball me sfida tё vёshtira. Kur nё verёn e vitit 1961 muri i Berlinit ndante Gjermaninё Lindore nga ajo Perёndimore, lufta e ftohtё kёrcёnonte tё pёrshkallёzohej. Shumё berlinezë perёndimorё kishin frikё qё Perёndimi do tё lihej nё baltё. Kennedy vizitoi qytetin e ndaoё dhe u siguroi berlinezo-perёndimorёve mbёshtetjen e Amerikёs: “Nё botёn e lirё nuk ka sot njё shprehje mё krenare, se sa: Ich bin ein Berliner!”

Mesazhe paqёsore me pasoja fatale

Njё vit para kёsaj gjatё krizёs sё Kubёs dy superfuqitё Rusia dhe SHBA-ja ndodheshin nё prag tё njё lufte bёrthamore. Kur Bashkimi Sovjetik i tёrhoqi raketat bёrthamore nga Kuba, Kennedy krjoi njё linjё speciale telefonike krize me Moskёn: “Telefoni i kuq” ekziston edhe sot. Kennedy paralajmёronte prej marrёzisё sё garёs sё armatimit atomik:

“Ne tё gjithё jetojmё nё kёtё planet tё vogёl. Ne tё gjithё thithim tё njёjtin ajёr. Pёr ne tё gjithё ёshtё e rёndёsishme e ardhmja e fёmijёve tanё. Dhe ne tё gjithё jemi tё vdekshёm.”

Pak muaj mё vonё, mё 22 nёntor 1963, Kennedyn e vranё nё Dallas tё Teksasit në makinën e hapur. Ende edhe sot e kësaj dite  qarkullojnё teori komploti. lidhur me atë se kush qëndron pas atentatit. Ato e kthyen JFK nё njё mit.

USA Beerdigung von John F. Kennedy in Washington (picture-alliance/akg-images)Ceremonia e varimit nё Uashington pas atentatit nё Dallas mё 22 nёntor 1963

Kujtim me nostalgji

Nё listёn e presidentёve mё tё mirё tё SHBA-sё, historianёt e SHBA-sё e rendisin Kennedy nё vendin e dhjetё. Sespse ai nisi luftёn e Vietnamit dhe tё tjera nisma qё ai i inicioi i ҁoi deri nё fund pasardhёsi i tij Lyndon B. Johnson, p.sh. mё shumё tё drejta pёr afro-amerikanёt. Sidoqoftё nё 100 vjetorin e lindjes sё Kennedyt shumё amerikanё nё SHBA e kujtojnё me nostalgji kohёn, nё tё cilёn vendi ishte mё pak i pёrҁarё dhe dukej mё pak cinik se sot.