Rita Ora i dedikon performancë për viktimat në Manchester

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka qenë e ftuar në ‘Radio One’ ku i ka dedikuar një performancë viktimave të sulmit në Manchester.

“Nuk ka asgjë më të mirë se sa bashkimi dhe fakti që ju jeni të gjithë së bashku është e mahnitshme”-tha ajo dhe vazhdoi me këngën ‘Coming Home’ duke bërtitur me të madhe ‘Të duam Manchester.’

Më pas Rita Ora vijoi me disa nga këngët e saj më të njohura si ‘Poison’, ‘Black Widow’ dhe ‘I Will Never Let You Down’.

Shume nga ndjekësit e saj e falenderuan për gjestin emocionues.

26-vjecarja shqiptare është një nga artistët e shumtë që i dedikuan kohë 22 viktimave që humbën jetën në koncertin e Ariana Grande.