Albspirit

Media/News/Publishing

Topalli: Basha ka marrë peng PD, jam këtu për ta ndalur, nuk mund ta sundojnë vendin Rama, Basha dhe Meta

Në konferencën për shtyp së bashku me Arben Imamin, Jozefina Topalli ka qenë më se e ashpër në qëndrimet e saj. Topalli është shprehur se Basha e ka marrë peng PD-në dhe se kjo parti, nga 26 maji nuk është më partia e 1990-s. Topalli tha se Rama po mundohet të sundojë në mënyrën e tij dhe se ka dyshime të shumta me marrëveshjen që ka bërë më Bashës. Gjithashtu ajo u shpreh se vendin nuk mund ta sundojë vetëm 3 veta; Rama, Basha dhe Meta.

Nga data 26 maj kjo nuk është më PD e 1990. Pikërisht për shkak të kaosit që është krijuar, për bojkotin që po i bëjnë fushatës së PD-së. Me mënyrën e tij, Edi Rama do të sundojë dhe do të qëndrojë në krye të qeverisë për një kohë të gjatë. Unë nuk i di hollësitë e marrëveshjes. Kam dyshime të shumta për çfarë ka ndodhur dhe cili është projekti për të ardhmen. Preokupimi im është PD-ja. Lulzim Basha do të marrë peng PD-në dhe unë jam këtu për ta ndaluar këtë gjë. Axhenda personale është një mjerimi i madh. Jam e vendosur të vazhdoj luftën korrupsionit dhe kundra Edi Ramës, Lulzim Bashës e Ilir Metës, sepse nuk mund ta sundojnë vendin vetëm 3 veta. Do ftojmë cdo demokrat, cdo koleg, cdo ish koleg e cdo person që është i zhgënjyer nga këto aleanca, që diku e kanë emrin Rilindje e diku Republikë e Re” – u shpreh Topalli.

Please follow and like us: