Topalli dhe Imami: Të shkarkohet Lulzim Basha!

Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë tronditur Partinë Demokratike me kërkesën për mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë. Më 26 Qershor do të jetë shumë vonë, tha Arben Imami duke përmendur si argumentin kryesor të shkarkimit listën e kandidatëve për deputetë dhe shkeljen e statutit.

“Lista është lista e familjes Basha, e bizneseve dhe klientëve të tij” është shprehur Jozefina Topalli duke akuzuar Lulzim Bashën për shkatërrimin e PD në bashkëpunim me Edi Ramën.

“Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit” tha Jozefina Topalli në konferencë.

Arben Imami renditi tre argumentat që do t’i paraqiten forumeve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Lulzim Bashës.

  1. Nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar Partinë Demokratike.
  2. Vendimi për listat është marrë nga një njeri I vetëm. Është marrë në shkelje të statutit dhe në shkelje të çdo procedure normale në një vend perëndimor. Është marrë në shkelje të ligjit, se statut i partisë depozitohet në gjykatë dhe është ligj. Por edhe më shumë se kaq. Me gjithë ravgimet e partive tonë këto vite. NUk ka qenë traditë e PD që të mos konsultohen vendimet me forumet e partisë.
  3. Ne kërkojmë si zgjidhje të vetme mbledhjen e forumeve të PD-së,  shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së, Lulzim Basha. I bëjmë thirrje kolegëve tanë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë të ecim në këtë drejtim se nuk ka kohë. Kemi marrë këtë vendim se në 26 qershor nuk do të ketë kohë. Kjo  është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu”

Sipas të dyve, Basha është personi përgjegjës për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë që do të çojnë në humbjen e PD. Në përgjigjen që i dha gazetarëve, Jozefina Topalli artikuloi akuza të forta kundër Lulzim Bashës sit ë përfshirë në një plan me Edi Ramën për shkatërrimin e PD.

KONFERENCA ME GAZETARËT

PYETJE: Sapo thatë që PD nuk është parti e 1990. A mendoni se ka ardhur momenti t’u lihet radha të rinjve?

TOPALLI: Absolutisht, si një person që kam qenë drejtuese e PD, kjo është historia e PD. Hapja e PD, me të rinjtë me intelektualët, për të përfaqësuar më të mirët. Kur kam hyrë për herë të parë në parlament në ’96, nuk ishte parlamenti më politik, por njerëz me një CV që nderonte jo vetëm parlamentin, vendin, por i jepte nderim veprimtarisë së PD. Sot po ndodh e kundërta, jo vetëm që nuk ka konsultime, jo vetëm që nuk ka emër që I thotë asgjë PD, por janë shumë pak demokratë që janë në atë listë dhe jo vetëm që nuk ka asnjë emër që nuk i thotë asgjë PD, por unë e kuptoj sa keq ndihen ata. Ata nuk besojnë në atë që po u ofrohet. Ndoshta Basha i përdor si alibi për të thënë se kjo është PD.

Kam pasur një dyshim prej kohësh, që kjo nuk është PD. Sot nuk kam asnjë dilemë që kjo nuk është PD që unë njoh. Kjo nuk është PD, me të cilën unë kam punuar dhe jam rritur. Kjo është një parti, logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare, klienteliste të tij. Lista në terësinë e saj, me pak përjashtime është lista e familjes Basha, bizneseve të tyre dhe klientëve të tij.

IMAMI: Problemi themelor në këtë listë, mungojnë edhe të rinjtë e partisë. Ky është një problem akoma më i madh. Ata njerëz që u përfshinë për të fituar në zgjedhjet locale, që patën rezultate. Nuk flasim për themeluesit e qëndrestarët, por edhe për prurjet e pas 2013.

PYETJE: Ju deklaruar se do kërkoni shkarkimin e zotit Basha. A do jeni ju zonja Topalli kandidate për kryetare?

TOPALLI: Ne po flasim për një moment kritik, jo vetëm të PD, por edhe në një moment kritik, të rrezikut të rrëshqitjes së Shqipërisë. Ne kemi qenë bashkë kur kam denoncuar krimin në parlament. Ndonjëherë e kam ndjerë veten të vetmuar. Por kjo s’ka pas rëndësi. Kur kam denoncuar drogën, nganjëherë parë reagimin nga selia, të vonuar. Por kjo nuk ka pas rëndësi për mua. Rëndësi për mua ishte të thoja atë që ndjeja, të bëja detyrën në emër të qytetarëve që më kanë votuar, pavarësisht se merrja edhe kërcënime. Jo zonjë! Nuk synoj asgjë. PD më ka thënë çdo gjë dhe unë jam mirënjohëse deri në fund. Nuk ka në Shqipëri një grua që të ketë pasur kaq sukses në karrierë sa Jozefina Topalli. Por mua më dhemb shpirti. Nuk mund ta shoh PD aty ku e ka çu dhe ku e ka zyrtarizu, Lulzim Basha, thjesht dhe vetëm për axhendën e tij, për të cilën unë turpërohem.

PYETJE: Ky qëndrim i juaji në kulmin e fushatës a e dëmton PD dhe e ndihmon Edi Ramën për të fituar zgjedhjet.Pyetja e dytë. Kur do ta kërkoni dorëheqjen e Bashës nëse nuk prisni datën e 22 korrikut kur do të jetë mbledhja normale?

IMAMI: Data 26 qershor është shumë vonë, ka një reagim paraprak, mesazh të qartë që thotë se nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu. Këtij shqetësimi janë orët, momentet, ditët e fundit me të cilën ne mund të merremi dhe për ti dhënë përgjigje para datës 26. Me datën 26 do të ketë kryer punë.

JOZEFINA TOPALLI: Ndihma më e madhe ndaj Edi Ramës, ka qenë, është duke mbajtur peng PD vetëm Lulzim Basha. Ndaj dhe jemi këtu. Vendi po rrëshqet drejt greminës. Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilri Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me nëjri tjetri9n kusht ë kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit.