Zbulohet kabineti i ri qeverisës i Maqedonisë, ja ministrat shqiptarë

Pas disa muajve konflikti permanent, që ka përfshirë madje edhe sferat më të larta të godinës së shtetit, më së fundi është bërë i mundur formatimi i qeverisë së re, nga Zoran Zaev, i mandatuar nga presidenti Ivanov pë një sipërmarrje të tillë. Sikurse kanë publikuar mediat maqedone në gjuhën shqipe, së bashku me partinë LSDM, të kryesuar nga Zoran Zaev, në kabinetin e ri bëjnë pjesë edhe dy parti shqiptare, përkatësisht BDI dhe Aleanca për shqiptarët. BDI do të ketë në qeverinë e re gjashtë ministra, Aleanca për shqiptarët dy dhe një ministër pa resor i propozuar nga LSDM-ja. Më poshtë është lista e kabinetit të ri e sjellë nga “Bota sot”.

  1. Kryeministër: Zoran Zaev.
  2. Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika.
  3. Zv.kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani.
  4. Ministër i Mbrojtjes: Radmila Sheqerinska.
  5. Ministër i Punëve të Jashtme: Nikolla Dimitrov.
  6. Ministër i Punëve të Brendshme: Oliver Spasovski.
  7. Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari.
  8. Ministër i Financave: Dragan Tevdovski.
  9. Ministër i Ekonomisë: Kreshnik Bekteshi.
  10. Ministër i Drejtësisë: Bylen Saliu.
  11. Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Renata Deskoska.
  12. Ministër i Punës dhe Politikës Sociale: Mila Carovska.
  13. Ministër i Transportit dhe Lidhjeve: Goran Sugarevski.
  14. Ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë: Sadulla Duraku.
  15. Ministër i Pushtetit Lokal: Suhejl Fazliu.
  16. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Robert Alagjozovski.
  17. Ministër i Bujqësisë: Lupço Nikolovski.
  18. Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës: Damjan Mançevski.
  19. Ministër pa resor: Ramiz Merko.
  20. Ministër pa resor: Edmond Ademi.
  21. Ministër pa resor: Koço Angjushev.
  22. Ministër pa resor: Robert Popovski.
  23. Ministër pa resor: Adnan Qahil.
  24. Ministër pa resor: Samka Ibrahimovski.
  25. Ministër pa resor: Zoran Shapuriq.
  26. Ministër pa resor: Zorica Apostolovska.

Qeveria pritet të marrë detyrën të mërkurën, pasi të martën, në ora 11.00,  të votohet me më së paku 61 nga 120 deputetët e parlamentit. Gjë e sigurt kjo po të kihet parasysh se aleanca, BDI dhe LSDM së bashku kanë 62 deputetë. Më së pari, Zaevi ka premtuar se secili anëtar qeverie që do ketë aktpadi nga Prokuroria Speciale, duhet ta lëshojë qeverinë.