Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Shqipëria ka një mij halle, Rama vizaton flutura

Gjatë takimit elektoral me banorë të qytetit të Beratit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama është i papërgjegjshëm. Ai u shpreh se Rama jeton në flluskën e tij në zyrën me vizatime me flutura dhe nuk do t’ia dijë për Shqipërinë që ka mijëra halle.
“Pushteti në këto 4 vite mori votën dhe i la njerëzit në mëshirë të fatit. Çfarë ka bërë Edi Rama në këto 4 vite për Beratin? Lulishtja është bërë kalldrëm, apo kalldrëmi lulishte? Kjo nuk është detyrë e kryeministrit, por e pushtetit vendor. Rama është i papërgjegjshëm, pasi ka rritur taksat. Ai jeton në flluskën e tij në zyrën me vizatime me flutura. Si mund të rrijë kryeministri me vizatime në zyrën e tij kur Shqipëria ka halle. Vetëm një i papërgjegjshëm shkon sa në një ndeshje futbolli në një ndeshje basketbolli. Unë do jem kryeministri i ekonomisë”, tha Rama.

Please follow and like us: