Drejtori i komunikimit të Presidentit Trump jep dorëheqjen

Drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Mike Dubke, ka dhënë dorëheqjen, tre muaj pasi u emërua nga Presidenti Trump. Shefi i PR-it  pritet të qëndrojë deri në fund të vizitës së parë të Presidentit amerikan për të siguruar një tranzicion të qetë, raporton “BBC”. Mike Dubke, një strateg republikan me përvojë, u angazhua për të ripërtërirë strategjinë mediatikë të Shtëpisë së Bardhë. Si pjesë e rrëmujës, Sekretari i Shtypit, Sean Spicer thuhet se do të mbajë pozicionin e tij, por do të ketë më pak konferenca mediatike.