India, e dyta në botë për numrin e përdoruesve të internetit

Deri në fund të këtij viti, India do të tejkalojë SHBA-në për numrin e përdoruesve të internetit. Pas Kinës, India do të jetë shteti i dytë në botë për numrin më të madh të përdoruesve. Të dhënat e publikuara nga një grup indian i tregtisë tregojnë se deri në dhjetor të këtij viti do të jenë 402 milionë përdorues të internetit në Indi.

India ka një numër të madh të popullsisë, por numri i përdoruesve të internetit ka qenë i ulët për shkak të infrastrukturës së internetit dhe kushteve financiare të popullsisë. Por, me rritjen e numrit të telefonave inteligjentë të lirë – ku shumë kompani ofrojnë pajisje për më pak se 100 dollarë – qindra miliona indianëve iu është dhënë mundësia të përdorin internetin për herë të parë.

Një ndihmë e madhe për përdoruesit e internetit në Indi është edhe kostoja e internetit. Në këtë shtet paketat e internetin shiten për më pak se $0.17 për 30 MB, ndryshe nga SHBA, ku paketa e internetit me 500 MB kushton 85 dollarë.