Manjani: Nuk është as fundi i botës e as fillimi i politikës lista e deputetëve

 

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ish-ministri i drejtësisë Ylli  Manjani ka komentuar përfundimin e  afatit të dorëzimit të listave.

Sipas tij partitë nuk kanë asnjë të drejtë të komentojnë listat e njëra-tjetrës! Ato janë në konflikt interesi.

Statusi i plotë:

Listat u mbyllën.
———-

Për të mirë a për të keq, listat janë mbyllur! Ska më asnjë ndryshim.

Kryetarët e partive kanë vënë bastin e tyre para popullit Shqipëtar. Diskutimet pse ky dhe jo ai tjetri, kanë të drejtë ti bëjnë vetëm votuesit. Askush tjetër përveç tyre nuk ka kuptim të debatojë. Ata do votojnë!

Partitë nuk kanë asnjë të drejtë të komentojnë listat e njëra-tjetrës! Ato janë në konflikt interesi.

Për më tepër, asnjëra nga Partitë nuk mund të krenohet se ka bërë perfekten në listën e saj! Pra janë të gjitha njësoj!

Ndërkohë të gjithë duhet të mos harrojmë se:

  • Shqipëria është më e madhe se politika.
  • Politika është më e madhe sesa partitë.
  • Partitë janë shumë më të mëdha se kryetarët, listat e kandidatëve apo edhe ministrat e kryeministrat.

Nuk është as fundi i botës e as fillimi i politikës lista e deputetëve! Përkundrazi, jeta vazhdon!

Edhe kur Partitë i konsiderojnë zgjedhjet bast kryetarësh! Prap jeta vazhdon!

Asgjë nuk humbet! Këtu do sillen të gjithë në ose jashtë liste!

E rëndësishme është që njerëzit të votojnë! Pavarësisht listave!

Insistoj: mosvotimi e bën të keqen edhe më të keqe!