Albspirit

Media/News/Publishing

Ministria e Shëndetësisë shkarkon drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore Lushnje, mori pjesë në fushatë

Vazhdojnë shkarkimet nga ministrat teknikë të Bashës për përfshirjen e administratës në fushatë zgjedhore. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit. Pezullimi është bërë deri në sqarimin e plotë të situatës. Po sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.

DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë, pasi ka ndjekur emisionin investigativ BOOM , në RTV Ora Neës që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, në Lushnje) në fushatën zgjedhore, ka vendosur:

1- Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

2- Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje)

Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017.

Please follow and like us: