Albspirit

Media/News/Publishing

Pas 22 vitesh, ish-kryeministri Balladur shpallet fajtor për një kontratë armatimi me Pakistanin

Ish-kryeministri francez, Eduard Balladur u shpall fajtor në “çështjen Karachi”, që përqendrohet në financimin e fshehtë të dyshuar të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 1995 nëpërmjet një praktike të paligjshme mbi kontratat e armatimeve, bëri të ditur sot një burim pranë hetimit.

”Balladur, 88 vjeç, i cili ka qenë kryeministër në vitet 1993-1995, u mor në pyetje dje nga Gjykata e Drejtësisë e Republikës, juridiksioni kompetent për të gjykuar anëtarët e qeverisë për krime dhe shkelje të kryera gjatë ushtrimit të funksionit”, theksoi burimi.

Hetimi mbi atentatin e Karachit në vitin 2002 zbardhi një financim të fshehtë të dyshuar, prej të cilit përfitoi ish-kryeministri, në atë kohë kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 1995, në kuadër të nënshkrimit të një kontrate armatimi me Pakistanin në vitin 1994.

Please follow and like us: