Tirana ngushëllohet me Kupën e Shqipërisë, mund Skënderbeun 3:1

Tirana, e rënë nga kategoria, është fituese e Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë mundën Skënderbeun në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” me shifrat 3:1, në shtesën e takimit.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 1:1. Ishte Tirana që kaloi e para në avantazh në minutën e 20 me anë të Ede.

Goli i barazimit për korçarët erdhi në fundin e takimit, në minutën e 86, kur Radas gjeti rrugën e rrjetës.

Shtesa e takimit foli për kryeqytetasit, të cilët shënuan Nkounkou M. 104’ dhe Ndockyt M.114’.

Trofeu i Kupës është ngushëllimi i vetëm për skuadrën legjendare e cila vitin e ardhshëm do luajë në kategorinë e parë, për të parën herë në histori.

Njëkohësisht, Tirana do luajë edhe në Europa League.