Albspirit

Media/News/Publishing

Golemi sulmon Tavon: Mos votoni për hipokritët, sillen sikur nuk kanë qenë kurrë në pushtet

Flamur Golemi kandidati i PS-së në Gjirokastër ka shigjetuar sërish Vangjel Tavon gjatë një takimi elektoral në fshatin Arshilengo. Ai tha se asnjë votë të mos shkojë për mjekët e tjerë në garë, të cilët kanë bërë “betimin e hipokritit” në vend të Betimit të Hipokratit.  Ja çfarë shkruan Golemi teksa publikon edhe videon nga ky takim.

Takimi i radhës në Arshilengo ishte prova tjetër se fitoren tonë historike të 25 qershorit nuk e ndal dot askush. Unë jam në aleancë me njerëzit e zakonshëm, me ata që u shërbej çdo ditë si mjek, me ata që më kanë besuar sytë e ballit. Do të vazhdoj të jem në alenacë me ta edhe si deputet i qarkut Gjirokastër. Miqtë e mi, asnjë votë mos i jepni atyre që kanë mbi 20 vjet në Parlament dhe sillen sikur s’kanë qenë kurrë në pushtet. Asnjë votë për mjekët e tjerë që kandidojnë për deputetë, por që kanë bërë “betimin e hipokritit”  në vend të Betimit të Hipokratit dhe ende kërkojnë vota pa mbajtur përgjegjësi për dështimet e tyre. Vota për PS-në është e vetmja mundësi për Shqipërinë që duam. Vota për parti të tjera është votë e çuar dëm./ libohovaonline.com

Please follow and like us: