Albspirit

Media/News/Publishing

Nada Meçorapaj: Jam vlonjate me rrënjë e degë

Një seri mediash, të gjitha të majta, kanë marrë një fjali timen nga fjalimi i mbajtur në Sheshin Pavarësia, dhe e kanë quajtur `gafë`. Unë jam vlonjate me rrënjë e degë dhe e njoh Vlorën shumë më mirë se ata që i kanë bërë këto shkrime, apo dhe ata që i kanë porositur këto shkrime. Vlora është shtëpia ime. Unë kam qenë e ndërgjegjshme kur kam thënë `…nga sheshi ku paraardhësit tanë ngritën flamurin e Pavarësisë`…Nuk mund të mos e di, pikërisht unë, kur jam në sheshin Pavarësia, dhe kur në sheshin e Flamurit.
Por, si vlonjate, e konsideroj Vlorën, nga njëri cep në tjetrin, si Shesh të Flamurit. Vlora njihet nga të gjithë si Qyteti i Pavarësisë apo Qyteti i Flamurit.
Për mua, nuk ka rëndësi ku je në Vlorë. Flamuri është emblema e Vlorës dhe kjo emblemë e përfaqëson atë në çdo shesh e çdo lagje.
Pra, nuk është gafë, por vetëdija ime dhe e çdo vlonjati për qytetin e vet.
Unë nuk i kërkoj gjithkujt të ndjejë të njëtjën gjë si unë për qytetin e vet, por nuk i lejoj ta quajnë `gafë` këtë vetëdije të shenjtë.
E dini çfarë quaj unë gafë? Që të gjitha portalet kanë të njëjtin tekst dhe kanë kopjuar njëri-tjetrin, pa hequr një presje.
Kjo është gafë dhe përtaci. Është gafë që, në vend të bësh gazetari, bëni llafollogji.
Por, jemi në fushatë dhe lufta politike është pjesë e saj. Kundërshtarët tanë në Vlorë, me sa duket, ndihen të pasigurt. Ua thonë sondazhet këtë dhe kërkojnë të ngjiten duke u gjetur `gafa` kundërshtarëve.
Fushata është e të gjithëve, por fitorja e Opozitës!

Please follow and like us: